Ka dy ditë që ka zbarkuar në Romë të Italisë për të marrë pjesë në koncertin që i paraprin shenjtërimit të Nënës Terezë.
Gjatë kësaj periudhe me prova ku pranë ka pasur edhe familjen, Rita rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe dukjes.
Por, besoni ose jo, për veshjen e Ritës sot gjatë ditës është përkujdesur një dizajnere kosovare.
Bëhet fjalë për Blerina Kllokoqi – Rugovën të cilën ylli botëror e ka falemnderuar publikisht në rrjetin social Snapchat për fustanin ngjyrë të kaltërt.
Mbetet të shihet përzgjedhja e Ritës për koncertin në të cilin edhe për grim dhe veshje siç mëson Prive.al, këngëtarja do t’iu besojë duarve të shqiptarëve nga Kosova. /Prive.al/