Ja çfarë do të bëjë ndryshe Selena Gomez në lidhjen e saj të rradhës

By

Selena Gomez është e gatshme për një lidhje të re dhe duket se më në fund ka hequr dorë nga Justin Bieber. Në fakt, ajo tha se e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe të gjitha gjërat që do të bëjë ndryshe në lidhjen e saj të rradhës.

Pasi publikoi dy këngë njëra pas tjetrës “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now”, këngëtarja dha një intervistë në The Zach Sang Show, ku u hap për dashurinë pas ekperiencës së hidhur me Justin dhe pse është e ngazëllyer për atë që vjen më pas.

Image result for justin bieber and selena

“Dua të di se si do të duket kjo dashuri tjetër për mua,” shpjegoi ajo. “Unë dua që ajo të jetë e vërtetë dhe nuk dua që ajo të jetë e varur nga lidhja, të jetë e çrregullt apo të ketë mungesë komunikimi.”

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ajo është në ndonjë nxitim për të gjetur dikë të ri.

Related image

“Unë kam qenë duke shijuar shumë të qenurit vetëm,” pranoi ajo.

E gjitha që ajo e di me siguri është se ajo do të “bëjë shumë gjëra ndryshe” herën tjetër.

“Do të isha shumë transparente”, tha Gomez. “Unë nuk kam vend për t’i verifikuar gjërat që më duhen ose që dua. Unë mendoj se vajzat ndonjëherë mund të tremben nga kjo sepse ne jemi parë si të çmendura ose dramatike.”

Ajo vazhdoi duke thënë se e pëlqen të jetë vajzë dhe të ketë emocione, por ajo e kupton se gjithçka ka të bëjë me të mos e lejuar atë ta konsumojë atë.

Burimi: Cosmopolitan.com

Artikuj të ngjashëm