Çiftet mund mund të kenë edhe përplasje të ashpëra përshkak të izolimit nga koronavirusi.
Por një psikologe thotë se koha e kaluar në ambiente të mbyllura mund të ofrojë një mundësi për të forcuar marrëdhëniet.
Dr Rrita Krespi Ulgen thotë se partnerët mund të vuajnë nga ankthi për shkak të efekteve psikologjike të bllokimit, duke bërë diskutime që mund të bëhen zënka.
Sipas Ulgenit, çiftet duhet të përmbahen nga fajësimi i njëri-tjetrit dhe të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre në empatinë, komunikimin dhe respektimin e dallimeve personale.
“Le të komunikojmë, të mësojmë të dëgjojmë partnerët tanë dhe të kemi empati”, tha ajo, duke shtuar se përqafimi i dallimeve do të përmirësonte marrëdhënien.
Duke pasur parasysh faktin se çiftet nuk kanë mundësi tjetër përveç të qëndrojnë në shtëpi, ajo tha se ata duhet të respektojnë hapësirën personale dhe të kalojnë kohën në dhoma të ndara.
“Le ta mbrojmë shëndetin tonë fizik dhe mendor dhe t’i kushtojmë vëmendje modelit tonë të të ushqyerit dhe të gjumit,” tha ajo.
Ajo u bëri thirrje partnerëve të jenë të dashur me njëri-tjetrin, duke thënë se kjo është një ndjenjë “ngjitëse”.
Ekspertja vuri në dukje se çiftet duhet të vendosin qëllime të përbashkëta dhe të punojnë së bashku për t’i arritur ato.
Koronavirusi i ri është përhapur në 185 vende dhe rajone që prej shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar.
Më shumë se 2.48 milion raste janë infektuar në të gjithë botën, si dhe kanë vdekur rreth 171,000 persona teksa janë shëruar afro 656,000 njerëz.