ITALIANËT ‘ÇMENDEN’ PAS KLAUDIA PEPËS

By

Pjesëmarrja në spektaklin më të madh të vallëzimit në Itali ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e balerinës shqiptare Klaudia Pepa. Kjo e fundit, u prezantua në mënyrën më të mirë të mundshme në puntatat e ‘Amici’ duke bërë që të fitojë përkrahje të madhe të audiencës.

Megjithëse shkoi deri në finale, ajo aventurën nuk arriti ta kurorëzojë me fitore për shkak se fituese u shpall me një diferencë prej vetëm 4 % në vota italianja Virginia.

Mirëpo rrugët e suksesit për Klaudian nuk u mbyllën për faktin se asaj iu ofrua një kontratë e rregullt pune në trupën e profesionistëve të këtij spektakli.

Impenjimet me kompeticionin kanë ndikuar që balerina shqiptare të vizitojë mjaft shpesh shtetin përtej Adriatikut. Në qëndrimin e rradhës atje, ajo është befasuar nga shumë fanse të saj që i kërkonin autografë dhe brohorisnin emrin e saj.

Duket se emri i Klaudia Pepës është ngulitur thellë tek italianët të cilët nga sa vërehet prej rrjeteve sociale, janë duke u ‘çmendur’ për të. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm