Shumë prej fansave të tyre supozuan se në mes dyshes së famshme kishte konflikt pasi që dikur ishin shoqe, dhe njëra i mori tjetrës të dashurin.
Që të dyja e kishin pasur nga një lidhje romantike me këngëtarin kanadez The Weeknd.
Mirëpo Bella Hadid e ka dëshmuar se nuk ka gjë me shoqen e saj Selena Gomez përpos që t’i japë përkrahje.
Modelja 21 vjeçare, madje ia ka pëlqyer fotografinë këngëtares.
Një imazh i Selena Gomez nga paraqitja e saj në American Music Awards, është ai që Bella i ka bërë “like”, e fotografia është postuar nga agjencia e saj e modelimit IMG në Instagram këtë të hënë. /Prive.al