Nismëtar për organizimin e Festës së Birrës në Korçë është Bashkia e Korçës. Një nga emrat e propozuar që do të mbyllte festivalin ishte këngëtari serb Goran Bregovic, dhe pak më ditë më parë u konfirmua pjesëmarrja e tij.
Ky lajm bëri jehonë në Kosovë dhe Shqipëri ku nga populli e deri personalitete të njohur kundërshtuan performancën e tij.
Njësoj bëri edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ina Kollçaku e cila së pari bëri thirrje për bojkot të festivalit.
Në një ri-postim, ajo i bashkohet thirrjes edhe për bojkot të produkteve të birrarisë së Korçës.
Më poshtë mund të shihni postimet e saj. /Prive.al