Ish i dashuri i Morenës vazhdon pushimet në Tiranë, shoqërohet nga femrat shqiptare

By

Ish i dashuri miliarder i Morena Tarakut, Sasha Sobhani, ka disa ditë që po qëndron në Tiranë.

Ai po poston vazhdimisht fotografi por një e fundit ka rënë më shumë në sy.

Sasha po shoqërohet nga femrat shqiptare dhe këtë e bëri të ditur përmes një instastory ku shihen pak këmbët e një femre identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Por ajo që kemi thënë më lart e vërtetojnë mesazhet që dikur Sasha i publikoi në Instagram, ku shumë femra shqiptare i shkruajtën atij dhe i kanë bërë ftesë të vijë në Shqipër dhe Kosovë.

Miliarderi po shoqërohet edhe nga meshkuj shqiptarë me të cilët po e eksploron kryeqytetin shqiptar.

Morena ka qenë për pak muaj në lidhje me të madje u zhvendos në Turqi për të qenë sa më afër tij, por gjithçka mori fund shpejtë.

Këngëtarja/modelja po vazhdon jetën në luks e shoqëruar nga familjarët e saj me të cilët poston shpesh fotografi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm