Ish e fejuara e Seldit, bëhet nënë e një vajze (FOTO)

By

Ish e fejuara e Seldi Qalliut, është bërë nënë për herë të parë.

Bëhet fjalë për Dafina Zekën, vajzën me të cilën artisti ishte i lidhur për shumë vjet.

Lajmin për lindjen e saj, e ka bërë të ditur babai i saj – deputeti i Kuvendit të Kosovës, Miliam Zeka, i cili mbrëmë festoi me miq.

“Sa mora lajmin e gezuar se u bera gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi nje vajze.
Po festojme ne Hotel Dukagjin, bashke me Eden dhe miqe nga Brukseli dhe Gjermania.
Qe Dafina ka lindur nje bebe, kjo eshte e vertete, qe une jam bere gjysh, kjo eshte rrene…”, ka shkruar Zeka.

Pas ndarjes me Dafinën, Seldi u lidh publikisht me Mimoza Shkodrën me të cilën poashtu u fejua por u nda vetëm pak kohë më pas./Prive.al

Artikuj të ngjashëm