Coronavirusi nuk po kursen as figurat publike.
Këngëtari Muhamet Sejdiu ishte i pari që u diagnostifikua me këtë virus mirëpo duket se një tjetër e ka marrë përgjigjen sot.
Fjala është për Petrit Bylykbashin, i njohur si banor i ‘Big Brother Albania’ në edicionin e tij të katërt.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Petriti përmes rrjeteve sociale ku ka ftuar të gjithë që mund të kenë pasur kontakt me të në javët e fundit të lajmërohen në numrat përkatës. /Prive.al