Don Xhoni, reperi i njohur, ka shënuar një vit të jashtëzakonshëm në skenën muzikore, duke u kurorëzuar si Personazhi i Vitit 2024 nga emisioni Prive. Me projekte që kanë thyer rekorde dhe koncerte që kanë mahnitur publikun brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë, ai ka dëshmuar se është një ndër rap artistët më të kërkuar në trojet shqiptare.
Hitet e tij kanë dominuar top-listat dhe 2024-ta ka qenë padyshim viti i tij, duke e vendosur atë në majat e industrisë muzikore shqiptare.
Intervistën eksluzive me Don Xhonin, personazhin e vitit 2024 mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Prive.al