Incidenti në koncert, kjo është gjendja e Post Malone

By

Aktiviteti muzikor nuk do të vazhdojë për rep artistin, Post Malone, i cili për shkak të shtrimit në spital e anuloi koncertin e tij të planifikuar në Boston, një orë para se të fillonte performancën e tij.

“Unë e kam shumë të vështirë të frymoj dhe më duket një dhimbje therëse sa herë që marr frymë apo lëviz”, shkroi ylli i hitit “Better Now” në një cicërimë të publikuar në llogarinë e tij të Twitter.

“Tani jemi në spital, por me këtë dhimbje, nuk mund ta realizoj koncertin e sotëm”, ka shtuar ai.

Incidenti kishte ndodhur gjatë turneut të tij “Twelve Carat Tour”, ku gjatë interpretimit të një prej këngëve të tij, këmba i kishte ngecur brenda një vrime në skenë, çka bëri që ai të rrëzohej duke u përplasur me kokë në tokë.

Malone, kishte menduar se ishte i gatshëm për t’iu rikthyer këndimit në skenë, prandaj e kishte riprogramuar koncertin e tij për këtë fundjavë.

Megjithatë, shëndeti duket ta ketë zhgënjyer reperin, kështu që e njëjta shfaqje u anulua, shkruan PageSix, transmeton KlanKosova.tv.

Artikuj të ngjashëm