Imitimi që Bes Kallaku i bën Aurela Gaçes është një ftesë që të qeshim me lot!

By

Ndonëse do e kishim vështirë ta imitonim Aurela Gaçen në një performancë që ajo bën, Bes Kallaku e bëri për mrekulli.

Aktori i njohur shqiptar i humorit, i ka imituar duetin e famshëm Eli Farën dhe Aurela Gaçen gjatë performancës së tyre në festivalin Kënga Magjike.

Përderisa Eli është një grua e qetë dhe melankolike, Aurela është zjarri dhe ato dyja janë kapaku për tenxhere.

Njëra përfaqëson një pjesë të butë dhe tjetra i jep zjarr skenës.

Dhe të gjithë këtë performancë Bes Kallaku dhe Olsi Byluky e kanë imituar në emisionin “E diela shqiptare” në TV Klan, duke na bërë të qeshim me lot jo vetëm ne por edhe Aurelën.

Artikuj të ngjashëm