Imitimi i Dr. Faucit i siguroi aktorit Brad Pitt një nominim në “EMMY”

By

Aktori të martën është nominuar për “Emmy”  në kategorinë e serialeve dhe komedive, pasi luajti Faucin në “Staurday Night Live”, një rol që u realizua pasi Fauci e sugjeroi ta bënte.

Pitt u shfaq si Fauci në një episod në prill të serisë së skeçeve të NBC, e cila ishte në tre episodet e fundit të sezonit të prodhuar nga distanca për shkak të pandemisë koronavirus.

Më parë atë muaj, Fauci, 79 vjeç, u pyet nga Alisyn Camerota i CNN në “New Day”, se kush do të dëshironte ta imitonte atë në “Saturday Night Live”, Fauci iu përgjigj, “Brad Pitt, natyrisht”.

Fauci komentoi portretizimin e Pitt gjatë një paraqitjeje në “Un Nuevo Dia” të Telemundo.

“Mendoj se ai e bëri shkëlqyeshëm,” tha ai. “Dua të them, unë jam një fans i madh i Brad Pitt, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kur më pyesin se kush do të doja të më imitonte unë përmend Brad Pitt sepse ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Unë mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme”.

Në paraqitjen e tij si Fauci, Pitt shkurtimisht theu karakterin për t’i dhënë një mesazh Fauci-t dhe profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor, të cilët kanë udhëhequr trajtimin e pandemisë në vend.

“Dhe për doktorin Fauci të vërtetë, faleminderit për qetësinë dhe qartësinë tuaj në këtë kohë pa të paqartë”, tha Pitt. “Dhe faleminderit për punonjësit e mjekësisë, të parët që u përgjigjen dhe familjet e tyre që keni qenë në vijën e parë”.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm