Igor Minarkov: Artistët shqiptarë të parët nga Ballkani që debutuan në botë!

By

Muzika shqiptare nuk është më dytësore në Ballkan madje këngët e krijuara në shqip po arrijnë të depërtojnë më larg se gadishulli ballkanik.

Shumë artistë tonë po depërtojnë në botë por po pëlqehen edhe nga fqinjët.

Një nga ta është Igor Minarkov i cili për Prive tregon raportin e tij me muzikën shqip si dhe bashkëpunimin me shqiptarët për muzikën që bën ai.

Artisti nga Maqedonia shprehet se këngëtarët shqiptarë kanë shumë vlera e madje janë të parët që debutuan nëpër botë me muzikën e tyre.

“Muzika shqiptare është shumë moderne dhe mjaft e popullarizume në Ballkan. Kam vetëm fjalë të mira për të, sidomos për kualitetin e zërit dhe videoklipeve.  Mendoj që shqiptarë kanë një shije të mirë, atë moderne dhe atë për bërë qejf. Rita Ora, si dhe një nga artistet e mia të preferuar Bebe Rexha, janë ballkanasit e parë që arritën të depërtojnë kaq larg.”

12079944_879829285464739_1378053161031396061_o

Duke qenë në kontakt me muzikën shqipe, Minarkov nuk e mohon mundësinë e bashkëpunimet me këngëtarët tanë por që për momentin nuk ka ndonjë emër konkret.

Në aspektin profesional Igor bashkëpunom me produksionin BMA Production që është pronë e vëllezërve Asllani, Mert dhe këngëtarit Bertan Asllani.

“E kishim një projekt të bukur. Kënga mban emrin ‘Vo tvojot orman’ që do të thotë “Në dollapin tëndë” dhe është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Mert Asllani është shok i imi prandaj kemi bërë një video të bukur.”

https://www.youtube.com/watch?v=3Lo0eIKHDGQ

 

Bashkëpunimi mes tyre do të vazhdoj edhe për klipin e ri që pritet të publikohet shumë shpejt.  Minarkov tregon se do jetë stil europian me i ‘errët’ si projekt me shumë fantazi.

“Do të jetë argëtues, sexy dhe i errët, haha’u shpreh në fund artisti që po korr mjaft sukses në tregun e muzikës në Maqedoni./Prive.al

12592326_1144377045602683_5224368312588655742_n

Artikuj të ngjashëm