Paraqitja e saj e fundit në tapetin e kuq të Met Gala mbrëmjes në SHBA, la shumë për të dëshiruar.
Këngëtarja e aktorja amerikane Selena Gomez, s’ishte në dukjen e saj më të mirë, dhe u kritikua shumë nga fansat.
Ndërsa prezente në një ngjarje ku Puma po lansonte linjën e re të këpucëve, një fans I bërtiti nga jashtë duke i thënë: “Po dukesh shumë bukur!”.
E Selena, në formën më të mirë të humorit ia ktheu: “Oh faleminderit shumë, u rregullova nga Met Gala”, shkruan Daily Mail, transmeton Prive. /Prive.al