I vendosën fotografinë në stadium, Rita Ora reagon: “Vendi im i preferuar në të gjithë botën”!

By

Mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Në tribunë ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, marrë nga sekuencat e klipit të saj “Shine Ya Light”, të cilin e xhiroi vite më parë në Kosovë.

Ky veprim nuk kaloi pa i rënë në sy Ritës, e cila e shpërndau në Instagramin e saj dhe shkroi:

“Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

 

Kujtojmë që Rita herë pas here me postime të ndryshme e dëshmon dashurinë e saj ndaj vendit të lindjes – Kosovës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm