I thotë të dua pastaj e shanë, ja si reagon reperi shqiptar ndaj vajzës

By

Reperi shqiptar i hitit “My year”, Gashi është kthyer në një ndër reperët më të dashur në Amerikë dhe jashtë saj. Ai ka sjell një sërë bashkëpunimesh me artistët e famshëm amerikan dhe këngët e tij janë kthyer në hite.

Gashi është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria e tij dhe ndan edhe mesazhet që merr nga fansat. Duke dashur të jetë edhe kaq i afërt me ndjekësit e tij, ai para ca javësh kishte publikuar edhe numrin e tij personal, në mënyrë që ata ta kontaktojnë.

Mirëpo, së fundmi një vajzë e ka inatosur reperin dhe ai është detyruar t’i publikojë mesazhet në Instastory.

“Thjesht doja të të thoja që të dua”, i kishte shkruar vajza në fjalë disa javë më parë, ndërkohë që sot i ka shkruar: “Në fakt ti ta shpif,  je reperi më i keq në Amerikë”.

Këtë mesazh Gashi ka vendosur ta publikojë dhe pranë postimit ka shkruar: ”Janë k*rva të shtirura si kjo që mundohen poshtërojnë artistin. Ja pse nuk i besoj këtyre k*rvave.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm