I jep fund beqarisë ylli i “Twilight”

By

Një nga heronjtë e sagës së filmit Twilight, Taylor Lautner, tani është një burrë i martuar. Pas një lidhjeje të gjatë me të dashurën e tij, Taylor “Tay” Dome, të dy u martuan pikërisht një vit pas fejesës.

Ceremonia u zhvillua të premten në mbrëmje në Epoch Estate Wines, pak jashtë Paso Robles, Kaliforni, dhe u ndoq nga rreth 100 të ftuar, duke përfshirë miqtë e ngushtë dhe familjen. Lautner, 30 vjeç dhe Dome, 24 vjeç, më në fund realizuan ëndrrën e tyre për t’u bërë burrë e grua.

Të dy u takuan në vitin 2018 dhe filluan të takoheshin po atë vit. Lautner njihet për disa romanca me figura të showbiz-it , si Taylor Swift, Lily Collins, Marie Avgeropoulos dhe Billie Lourd.

Gjatë një interviste në The Kelly Clarkson Show , Taylor qeshi për faktin se ata do të kishin të njëjtin emër sapo të martoheshin. “Isha si, a ju pëlqen ky mbiemër? Sepse ne tashmë kemi një emër. Kështu që do të jetë tepër e ndërlikuar,” u shpreh ai.

“Ne do të jemi fjalë për fjalë i njëjti person. Ose do ta mbajmë atë super të thjeshtë ose super të komplikuar ,” i tha aktori Kelly-t, përpara se të pranonte se shumë njerëz përdorin ‘Tay boy’ ose ‘Tay girl’ kur përpiqen të shmangin konfuzionin kur i drejtohen ciftit.

Taylor Lautner mund të shihet së fundmi në filmin e Netflix “Home Team” , i cili paraqet historinë e ish-trajnerit të New Orleans Saints , Sean Payton , i cili luhet nga Kevin James.

Artikuj të ngjashëm