Të gjithë e kemi kaluar këtë; të dëgjojmë këshillën e dikujt për kujdesin ndaj lëkurës, por që në fakt nuk është fare efektiv ose skenari më i keq, na acaron lëkurën ende më shumë. Më poshtë keni disa mite të kujdesit për lëkurë dhe duhet të sqarojmë njëherë e mirë që të jeni të informuar sa i përket kujdesit që i kushtoni lëkurës tuaj.
MIT: Vaji i kokosit mund të përdoret si krem për gjithë fytyrën
FAKT: Jo! Vaji i arganit është më i mirë sepse ka bazë bimore. Vaji i kokosit është në trajtë të ngurtë në temperaturë të dhomës dhe kështu ai nuk është i preferueshëm të përdoret në lëkurë që ka tendenca të akneve. Ky vaj është komedogjenik që do të thotë se i bllokon poret.
MIT: Dielli nuk djeg buzët sikurse lëkurën.
FAKT: Po, edhe buzët mund të digjen nëse qëndrojmë gjatë nën diell. Kur flasim për kremëra kundër djegies ne gati se gjithmonë harrojmë se edhe buzët përbëhen nga lëkura. Dielli shkakton djegie dhe dëmtime po ashtu edhe në buzë. Morali i stories? Blini balsamë buzësh që përmbajnë faktorin mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.
MIT: Lëkura me tone më të errëta nuk kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet UV të diellit
FAKT: Nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës, ju përsëri duhet ta mbroni atë nga dielli. Rrezet e dëmshme të diellit mund të penetrojnë çdo ngjyrë dhe tip të lëkurës pa marrë parasysh etnicitetin, kështu që edhe njerëzit më lëkurë të errët duhet të mbrohen nga dielli.