Enca Haxhia, jo rrallë, përpos postimeve në lidhje me projektet e saj artistike, poston edhe statusa indirektë për dikë.
Meqenëse pothuajse asnjëherë nuk përmend emra, këto veprime të saj ngjallin kuriozitet në publik.
Disa shkrime interesante i ka lënë sot Enca në Snapchat të cilat dihet sigurtë se i janë drejtuar një vajze që e urren këngëtaren.
“Ti më urren mua, por mashkulli jot më idollizon. Të lutem, thuaji të ndalet së ‘bombarduari’ telefonin tim” – thuhet në shkrimin e Encës.
Kujtojmë se zënka e fundit e Encës ishte me ish-miken e saj Beatrix Ramosajn, mirëpo siç ka thënë edhe Enca jo të gjitha statuset e saj kanë të bëjnë me botën e showbizit prandaj anash spekulimeve, kurioziteti ekziston që të dimë saktë se kujt ia ka adresuar. /PRIVE.AL/