Iggy Azalea ka folur për herë të parë pasi fotografitë e saja nudo, dolën në internet gjatë vikendit.
28 vjeçarja reperi ka shpjeguar se fotografitë e saja ishin realizuar për një kopertinë të të GQ-së në Australi qysh në vitin 2016-të.
“Shumë gra të famshme kanë realizuar foptografi të zhveshura për revistën australiane GQ dhe në mënyrë strategjike kanë vendosur duart në vendet më intime. Gjithmonë më janë dukur fotografi të bukura kështu që e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam parë fotografi të grave të tjera që janë zbuluar si këto të miat, prandaj u ndjeva komod që t’i realizoja. Mirëpo nuk e dija që do i publikonin edhe pikë”.
“Ndjehem e mashtruar, e turpëruar e dhunuar, e zemëruar dhe e mërzitur e një milion gjëra të tjera. Jo vetëm se nuk jam pajtuar që ato të publikohen, mirëpo edhe për mënyrën se si kanë reaguar njerëzit”.
Ajo po ashtu planifikon që të ngrejë padi për personat që lansuan fotografitë e saj nudo. /Prive.al