I gjithë publiku i “Met Gala” këtë vit u trondit kur Kim u shfaq në tapetin e kuq e veshur e gjitha në të zeza dhe me maskë në fytyrë. Për veshjen e saj u kujdes Balenciaga dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West kontribuoi në stilim.
Por, Kim edhe me maskë nuk del në tapetin e kuq pa grim të plotë, ndonëse askush nuk e pa punën e bukur të Marios.
Dhe kështu, interneti shpërtheu në meme për artistin e grimit.
Ishtë Mario ai që publikoi disa nga memet e tij të preferuara duke treguar se qeshi fort me to.
“Mario nuk gabon kurrë”, ishte njëra nga ato që shfaqte edhe një fotografi të Kim-it me maskë.
“Unë duke debatuar me veten a t’i dërgoj faturën apo jo”, ishte një tjetër.
“Nëse sot po ndiheni i padobishëm, mos harroni që dikush i bëri grimin Kim-it për Met Gala”.
Më poshtë mund të shihni postimin e tij të plotë në Instagram. /prive.al