Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për aktorin, njëherësh prezantuesin shqiptar Gentjan Zenelaj.
Ai familjarisht është dashur të përballet me virusin SARS-CoV-2 që fatkeqësisht mori për në botën tjetër babain e aktorit.
View this post on Instagram
Por as vetë Gentjani përkundër moshës më të re, virusin nuk e ka kaluar lehtë.
Ai ka zbuluar përmes rrjeteve sociale fotografi nga shtrirja në një nga spitalet private ku ka përfunduar me oksigjenoterapi.
Pas 14 ditëve i shtrirë, Zeneli ka marrë vetën mjaftueshëm fizikisht por është ballafaquar me humbjen e rëndë të personit të shtrenjtë, babait.
Teksa ka përshkruar sfidën tejet të vështirë që është dashur të kalojë, Zenelaj ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor që i qëndroi pranë në këto ditë tejet të vështira. /prive.al
View this post on Instagram