Dje u lansua seriali më i ri Unbelievable në platformën Netflix i cili prezanton një ngjarje të vërtetë.
Unbelievable paraqet adoleshenten Marie Adler (Kaitlyn Dever), e cila paraqet një raport policor pasi u lidh dhe u dhunua me orë të tëra në shtëpinë e saj. Fatkeqësisht, nga policia te miqtë e saj e deri tek ish-prindërit e saj adoptues, askush nuk duket se e beson atë. Ndërkohë, qindra milje larg, detektivët Grace Rasmussen (Toni Collette) dhe Karen Duvall (Merritt Wever bashkohen për të kapur një përdhunues serik duke terrorizuar juridiksione të shumta.
Bazuar në raportin e bujshëm që fitoi çmim Pulitzer “Një histori e pabesueshme e përdhunimit”, shkruar nga T. Christian Miller dhe Ken Armstrong, paraqitet tregimi i vërtetë i asaj që ndodhi është disi më shumë tragjike dhe më triumfuese se gjithçka që mund të portretizohet në ekranin e vogël.
Marie u rrit në shtëpi strehimi, duke kaluar nga shtëpi në tjetrën duke përjetuar abuzim psikik dhe fizik. Marie ka dy vëllezër dhe një motër nga e cila shpesh ndahej. Por kur Marie ishte një adoleshente, një familje kujdestare më në fund do të adoptonte … derisa të gjitha shkuan keq për arsye që mezi u shpjeguan.
Një natë në Lynnwood, Marie po bisedonte me ish të dashurin e saj Jordan në telefon para se të flinte. Pasi ra në gjumë, ajo u zgjua nga diçka tmerruese. Një burrë kishte hyrë në banesën e saj dhe po qëndronte sipër saj me thikë. Ai e lidhi atë me lidhëset e këpucëve të saja, e mbërtheu dhe e përdhunoi për orë të tëra.
Pasi u largua, Marie përdori këmbët dhe disa gërshërë për t’i prerë lidhëset dhe thirri ish nënën e saj kujdestare Peggy. Detektivët, Sgt. Jeffrey Mason dhe Jerry Rittgarn, mbërritën në vendin e ngjarjes, hetuan dhe morën deklarata …. Policia në thelb vendosi që Marie ishte një gënjeshtare, duke injoruar provat aktuale se ajo po thoshte të vërtetën.
Për të mos zbardhur gjithë detajet e serialit, ndiqeni triler-in më poshtë: