Historia e Jonidës dhe Romeos – nga ndarja tek ribashkimi

By

Një prej çifteve më të përfolura vitin e kaluar, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj në prag të Vitit të Ri i dhanë fund lidhjes së tyre.

Pak u kuptua qartë sa i përket detajeve që sollën drejt këtij zhvillimi pasi mediat aluduan në disa pista.
Sidoqoftë, vetë protagonistët, pa u lëshuar në detaje, përmes intervistave lanë të kuptohet se kapitulli mes tyre është i përfunduar. Por, thënia ‘Kurrë mos thuaj kurrë’ duket se është më e përshtatshmja për historinë e Jonidës dhe Romeos.

Dyshja përfundimisht janë bashkuar, siç u la të kuptohej përmes postimeve në Vlorë nga mesi i muajit prill ku shfaqeshin në të njejtën makinë dhe në të njejtin hotel.

Burimet pranë Romeos dhe Jonidës zbuluan se pas tre muajsh hatërmbetje mbi detaje personale si në çdo çift, ata kanë vendosur që t’i japin një tjetër shansë lidhjes së tyrë të dashurisë që nisi shpejt dhe u zhvillua mjaft intenzivisht.

Çifti ka lënë prapa krahëve mospajtimet e Dhjetorit dhe janë rikthyer me njëri-tjetrin. Një gjë të tillë ata e kanë konfirmuar mbrëmë përmes një postimi ku shfaqen duke kërcyer së bashku në terasën e banesës së këngëtares.

Meqenëse këtë Shën Valentin e kaluan të ndarë, le të shpresojmë që gjërat do ecin vaj mes Jonidës e Romeos deri në 14 shkurtin e radhës e të tjerët që do vijnë në historinë e tyre të dashurisë.

Artikuj të ngjashëm