Historia e dashurisë së Meryl Streep, për të cilën duhet të dini më shumë

By

Meryl Streep është një nga ato aktoret që mund të luajë çdo rol, në çdo kohë dhe në çdo ekran, i madh apo i vogël.

Image result for meryl streep

Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë 21 nominime Oscar dhe tre fitore; 32 nominime Golden Globe dhe tetë fitore, plus cmimin Cecil B. DeMille; tre Emmy; dy çmime SAG dhe çmime të tjera të panumërta, të gjitha për aktrimin.

Pavarësisht gjithë këtyre cmimeve dhe vëmendjes që i kushtohet asaj, Streep ka arritur një tjetër sukses, ndoshta më të fuqishëm.

Ajo ka arritur të ketë një karrierë katër dekadëshe në të cilën përqendrimi ka mbetur pothuajse tërësisht në punën e saj.

Por jeta personale e Streep nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Përkundrazi, ajo kaloi në disa eksperienca të vështira në jetën e saj romantike.

 

Meryl Streep & Don Gummer

Streep u takua me John Cazale, kur të dy po konkuronin për një rol në Shekspir. Ai e mori rolin, dhe ajo ra në dashuri me aktorin, i njohur më shumë për luajtjen e vëllait fatkeq Fredo në The Godfather por i gjithë repertori kinematografik i të cilit përbëhet nga fituesit ose kandidatët e Oskarit më të mire.

Image result for meryl streep and john cazale

Por Cazale, vetëm 42 vjeç, u sëmur dhe për pesë muaj Streep ishte në krah të tij pasi ai iu nënshtrua mjekimit në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering, ndërsa ata po gjironin filmin The Hunter Deer. Ajo qëndroi pranë tij deri në 12 Mars 1978, kur ai vdiq.

Image result for meryl streep young

E shkatërruar, Streep u largua nga Nju Jorku për të qëndruar me një mik në Kanada, vetëm për të parë kur u kthye se ajo ishte dëbuar nga papafingo që ndau me Cazale. Vëllai i saj Harry e ndihmoi atë të ndërroj vendbanim, dhe ai solli një mik, një skulptor që Meryl ishte takuar disa here, por mezi e mbante në mend.

Ai si shok i mirë ofroi të mbante çfarëdo kutie që ajo nuk kishte vend për të ruajtur në studion e tij.

Streep shkoi në Maryland për të gjiruar filmin The Senator dhe skulptori i ofroi asaj ta përdorte papafingo të tij. Duke jetuar në papafingon e tij, ajo mendoi shumë për të dhe ata filluan t’i shkruajnë njëri-tjetrit.

Meryl Streep & Don Gummer

Ai skulptor ishte Don Gummer, dhe 30 shtatori është përvjetori i 41-të i martesës së tyre.

Don, një artist me origjinë nga Louisville, ishte martuar një herë më pare me dashurin e shkollës së mesme. Martesë kjo që nuk kishte zgjatur shumë.

Meryl Streep & Don Gummer

Kur letrat që i shkruanin njëri tjetrit filluan të bëhen serioze, Streep ende e pikëlluar nuk ishte e sigurt se ajo ishte e gatshme për një marrëdhënie të re. Por një mik e inkurajoi atë që thjesht të kalonte kohë me Donin, nëse i pëlqente.

Meryl Streep & Don Gummer

Asaj i pëlqeu aq shumë, saqë u martua me të në 30 shtator 1978, në një ceremoni në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj në ishullin Mason, në Connecticut.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm