Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar kërkesën për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit të reperit Noizy.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i ministres, Genc Nimoni.
Noizy bashkë me DJ Crax janë arrestuar në Lezhë teksa ishin nisur për të performuar në një klub nate në Shëngjin, nga operacioni policor “Fast” në Shqipëri, pasi të dy ishin shpallur në kërkim nga policia në Kosovë për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Noizy dhe DJ Crax, bashkë me Stresin janë përfshirë në një përleshje disa ditë më parë në një klub të Pejës, ku i lënduar rëndë mbeti personazhi i njohur i TikTok-ut, Medi Iseni.