Që prej kur është ‘brenduar’ në rrjete sociale, reperi Capital T ka qenë tejet aktiv me serinë e postimeve të cilën e ka shndërruar në traditë duke e shoqëruar me tre fotografi në një lokacion.
E pushimet e shkurtëra në Shqipëri ku po eksploron bregdetin jugor kanë marrë vëmendjen së fundmi.
Krahas ekspozimit të trupit të tonifikuar, reperi ka habitur edhe me një deklaratë të bërë.
Me doza të shakasë, Trimi ka deklaruar se mbase shumë shpejt do jetë pjesë e lojërave olimpike për të sfiduar kampionin e shumëfishtë Michael Phelps, në not.
‘Mbase do garoj në olimpiadë së shpejti. Totalisht në paqe’ – ka deklaruar në postimin e bërë reperi.
Ndryshe, Capital T po shijon suksesin e projektit të fundit Andiamo të sjellur në bashkëpunim me Ardian Bujupin i cili njëherësh përbën një prej dueteve të rralla mes meshkujve në skenën muzikore shqiptare ./Prive.al/