Hamiti pas publikimit të Freedom House: BBVK ka sjellë diversitet dhe ka lëkundur themelet e shoqërisë

By

Autori, njëherësh prezantuesi i dy edicioneve të Big Brother VIP Kosova ka reaguar pas përmendjes nga Freedom House të pjesëmarrjes së Edona James në BBVK dhe ndikimin që pati në mentalitetin tonë.

Hamiti e ka cilësuar BBVK2, si edicionin më të suksesshëm ndonjëherë, derisa tha se i njëjti ka sjellë diversitet organik dhe ka lëkundur themelet e shoqërisë.

“Big Brother VIP Kosova, përveç që ka pas edicionin më të suksesshëm ndonjëherë, ka sjellë diversitetin më të madh organik që kanë pasur reality show-et shqip. Ka lëkundur themelet e shoqërisë dhe ka pasur impakt pozitiv në mentalitetin tonë. Për këtë çështje edhe organizata më kredibile botërore e ka lavdëruar Big Brother VIP Kosova. Super krenar me ne”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

Freedom House ka publikuar raportin për Kosovën, derisa kur ka përmendur çështjen e Komunitetit të LGBT+ në vend ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Edona James në Big Brother VIP Kosova 2.

Në raport thuhet që Edona James ka marrë “mbështetje të konsiderueshme” si dhe ka theksuar se “është shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut” për këtë komunitet.

“Në edicionin e fundit të versionit kosovar të reality show-t Big Brother, një grua transgjinore konkurroi dhe ka marrë mbështetje të konsiderueshme, duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm