Gruaja rome sulmohet edhe në Ferizaj, të famshmit shqiptarë të revoltuar me veprimin

By

Hiç më larg se dje Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë, tha në Info Magazine të Klan Kosovës se për gruan rome e cila ditë më parë u sulmua nga disa të rinj në Lipjan, nuk duhet shqetësuar.

“Ne si polici po bashkëpunojmë ngushtë me institucionet e tjera për trajtimin adekuat. Mund të themi se është e sigurt dhe do bëhet një zgjidhje për të. Nuk ka nevojë të shqetësoheni rreth këtij personi”.

“Ne si polici kemi vepruar qysh se kur janë bërë publikimet. Kemi marrë hapa të tjerë për sulmin që është bërë. Edhe me prokurorinë edhe institucionet e tjera kemi bashkëpunuar që viktimës t’i ofrohet një lokacion ku mund të qëndrojë”.

Megjithatë, personi në fjalë nuk paska hapësirë të sigurt për të qëndruar brenda Kosovës.

Ajo sot është sulmuar për të dytën herë brenda pak ditësh, një herë në Lipjan dhe sot në Ferizaj.

Policia e rajonit të Ferizajt, e ka marrë tashmë gruan në përkujdesje.

“Patrulla policore iu është përgjigjur një thirrjeje për ndihmë që ka të bëjë me këtë rast. Momentalisht ajo gjendet në stacionin policor në pritje të arritjes së stafit të Qendrës Sociale për procedura të mëtejshme”, tha për klankosova.tv, major Mehmetali Hajdini nga Policia në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Ndaj këtij rasti, kanë reaguar disa figura të famshme shqiptare nga muzika e televizioni.

Ndër ta është Liberta Spahiu, e cila shprehet e revoltuar me atë që ndodhi karshi një qytetareje mbi supet e së cilës, nuk rëndon asnjë faj.

Të njëjtën ka bërë edhe Yll Limani në profilin e tij në Instagram, duke shkruar që një gjë e tillë është tronditëse.

https://www.instagram.com/p/ByIeVuWACsE/

Derisa këngëtarja Rona Nishliu, thekson se kjo është dhunë ndaj gruas dhe se solidarizohet me dhimbjen e saj.

 

Artikuj të ngjashëm