Ai është ndër grimerët më të famshëm në botë dhe është po ashtu, ndër shqiptarët më të njohur meqë gjatë karrierës ka punuar me pjesëtaret e familjes Kardashian, të cilat gëzojnë famë ndërkombëtare.
Mario Dedivanoviq madje është aq prezent edhe në jetën publike shqiptare, sa e përcjellë edhe muzikën e edhe komplimenton këngëtaret shqiptare për dukjen.
Dedivanoviq e ka komplimentuar pamjen e Era Istrefit në klipin e saj të ri me Nora Istrefin, për këngën “Nuk e di”.
“Kjo pamje është zemër”, i ka shkruar Mario Erës.
E në këtë klip për pamjen e Erës është kujdesur Sellma Kasumoviq, e cila rëndom ka grimuar të dyja motrat në paraqitjet e tyre në video klipe.