Dje mediat shqiptare kanë raportuar për vendimin e gjykatës shqiptare rreth Shkëlqim Koçi, xhaxhait të këngëtares Greta.
Ai u dënua me 7 vite burg për mashtrim duke përdorur karrierën e artistes si garancion për të bërë viza për shqiptarët.
Ai i premtonte se do ti bënte viza për Kanda dhe Amerikë, duke i listuar ata si pjesë e stafit të Gretës meqenëse kjo e fundit ka shumë koncerte përtej oqeanit.
Mirëpo, kjo skemë u zbulua e vetë Greta Koçi nuk ishte në njohuri e madje sot ka dalur me një letër të hapur për ta sqaruar këtë histori, ku ndër të tjerash u deklarua se nuk ka ditur asgjë për këtë ngjarje.
“Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim, sikurse as unë në emrin e tjetrit. Nuk kam shkelur dhe nuk do të shkel kurrë asnjë ligj. Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë” – thuhet ndër të tjera në letrën e hapur të artistes./Prive.al