Gratë me akne përballen me stigmë sociale

By

Aknet e të rriturve mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si femrat perceptohen në mjediset sociale, zbulon një studim i ri.

Dhe vendi ku ndodhen aknet në fytyrë ndryshon perceptimin e shikuesit.

Studiuesit gjurmuan lëvizjet e syve të 245 pjesëmarrësve të studimit duke parë fotot e grave me lëkurë të pastër ose me puçrra në pjesë të ndryshme të fytyrave të tyre. Fytyrat me akne u perceptuan si dukshëm më pak tërheqëse, më pak të besueshme, më pak të suksesshme, më pak të sigurta, më pak të lumtura dhe më pak dominuese, raporton Upi, transmeton Klankosova.tv.

Aknet që ndodheshin kryesisht në zonën U, e cila është rreth nofullës, gojës dhe mjekrës, morën pikët më të ulëta për atraktivitetin dhe u konsideruan si më shqetësueset vizualisht.

Një studim tjetër zbuloi se, veçanërisht për vajzat dhe gratë që kanë akne, stigma e perceptuar sociale ul cilësinë e jetës. Dhe, sipas Shoqatës Amerikane të Akademisë së Dermatologjisë, aknet janë gjendja më e zakonshme e lëkurës në Shtetet e Bashkuara, duke prekur deri në 50 milionë amerikanë çdo vit.

Aknet e të rriturve po rriten gjithashtu dhe prekin deri në 15 për qind të grave.

Aknet mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë ndryshimet hormonale, dietën, stresin dhe gjenetikën.

Për fat të mirë, për njerëzit që vuajnë nga aknet, ka plane trajtimi për të trajtuar këtë çështje, duke përfshirë spironolaktonin oral, një terapi hormonale dhe izotretinoinën orale.

Artikuj të ngjashëm