Reperi i famshëm kosovar GOLD Ag, ka publikuar këngën e tij më të re e cila është me motive patriotike.
Arian Agushi e ka lansuar këtë klip mbrëmjen e së premtes, ndërsa kënga i dedikohet Luftës së Fundit në Kosovë.
“Mirë se t’gjeta moj Kosovë”, titullohet kjo këngë e cila i flet lirisë dhe rënies së dëshmorëve për liri.
Në klip paraqiten edhe pjesëtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ndërsa klipi përmban edhe një skenë ku vrahet një person. /Prive.al