Godet këngëtarja e famshme: Po s’këndova live, e dorëzoj mikrofonin (FOTO)

By

Energjisë që ajo ka, s’mund t’ia shkojë kush. Vokali potent e ka bërë të njohur, personaliteti i çiltër e ka mbajtur të dashur për publikun, ndërsa stili unik gjithmonë origjinale.

Kjo është Aurela Gaçe, që asnjëherë në jetën e saj nuk këndoi ‘play back’, duke fituar respektin e audiencës çdo ditë e më shumë, edhe pse ka gati 3 dekada që është në skenën e muzikës shqiptare.

Këngëtarja nuk ka të ndalur, nuk ka as të lodhur. Në këtë karrierë të gjatë muzikore, ka ditur gjithmonë të jetë në top formë, ndonëse për 8-të vjet jetoi në Shtetet e Bashkuara, nuk la kurrë që të harrohet nga publiku, ndonëse diçka e tillë do ishte e pamundur ngase kush mund të harrojë paraqitjet e saj në koncerte.

Dhe tani, pas tërë kësaj kohe, ajo ka një njoftim për të bërë, e po ashtu një zotim.

“Vini re! Njoftim! Kur të më shihni ndonjëherë se do të vendos CD-në të këndojë për mua, kur të më shihni që nuk do të jap më atë që jap për ju live, atëherë do të dorëzoj mikrofonin. Zoti më dhëntë fuqi, sepse edhe 20 vjet këtu më keni”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram, shoqëruar me një video të performancave të saj më të fuqishme në koncerte live.

Aurela ishte dhe mbetet ndër artistet që e ka elementin e origjinalitetit brenda artit të saj, andaj publiku shqiptar, s’do e harrojë kurrë këtë emër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm