Goca na vjen keq, por Leondaro DiCaprio qenka gati t’i propozojë të dashurës së tij martesë!

By

Aktori i famshëm amerikan Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij modele, 22 vjecarja Camila Morrone, janë lidhur shumë me njëri tjetrin dhe gjërat në mes tyre janë goxha serioze, shkruan People, transmeton Prive.

“Ata duket ta kenë shumë seriozisht me njëri tjetrin”, ka thënë një burim i çiftit për revistën. “Nuk është aspak një lidhje rastësore dhe Camila shpenzon shumë kohë në shtëpinë e tij”.

Morrone dhe DiCaprio i kanë shndërruar gjërat në diçka shumë serioze deri më tani, ndërsa Leo e ka jnoftuar të dashurën e tij edhe me prindërit.

DiCaprio dhe modelja janë bashkë që nga janari i vitit 2018-të, ndërsa po thuhet se aktori do t’i propozojë edhe martesë, meqë gjërat mes tyre kanë shkuar shumë mirë dhe ata po e pëlqejnë shoqërinë e njëri tjetrit. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm