Gjyshja e tij ka ditëlindjen dhe torta që i bën Bes Kallaku është epike

By

Gjyshja e tij Ija, është po aq e famshme sa edhe vet aktori i njohur i humorit Bes Kallaku.

Ai ka kohë që e ka prezantuar me publikun njeriun që e ka rritur dhe ajo është një gjyshe tejet simpatike.

Ija e Bes Kallakut është bërë dje 80 vjeçe dhe Kallaku u kujdes që t’i organizonte një festë të madhe me muzikë e vallëzim.

Por mbi të gjitha, më e veçanta është torta që u porosit për Ijen.

Me motive fshati, me domate e tranguj kjo është torta më e veçantë e ditëlindjes që mund të kishte dikush. Ai e ka përputhur tortën me stilin e jetës së gjyshes, e cila siç duket është një kopshtare shumë e zonja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm