“Një grusht qershi”, “Era”, “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty”, janë vetëm disa nga këngët me ikonike të shekullit të kaluar.
Grupi legjendar “Gjurmët” do të rikthehen në muajin e qershive, duke mos dashur të kenë fund asnjëherë.
Koncerti madhështor ku grupi do të “çlirojë” gjithë krijimtarinë e tyre do të mbahet pikërisht në ditën e çlirimit të Prishtinës – më 12 qershor, në sallën 1 Tetori nga 20:30, njofton Klan Kosova.
Rikthimi është pritur gjatë nga fansat, sidomos pas koncerti që ata patën mbajtur në Tiranë.