Për herë të parë, gjuha shqipe tashmë është lëndë zgjedhore në universitetin e harvardit në kuadër të departamentit të Letërsisë Krahasuese. Kjo u bë e ditur nga administratori i departamentit, Faton Limani.
Ai tha se gjithë kjo është arritur nga ai në bashkëpunim me Eva Stathi-Misho.
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombësen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në universitetin e harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, njoftoi Limani. /Prive.al