Gjon Karrica sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor i cili është paralajmëruar tash e një kohë.
‘0815’, këngë moderne e zhanrit house-pop e sjell Gjonin paksa më ndryshe krahasuar me projektet paraprake.
Vlen të ceket që teksti është i shkruar nga vetë këngëtari teksa kujtojmë se dy këngët e fundit të tij ishin ‘Sex Toy’ dhe ‘E du një virgjëreshë’ të cilat fituan vëmendje mjaft të madhe nga opinioni. /Prive.al/