Këngëtari Gjon Karrica, pas Sex Toy po sjell një këngë me një tematikë interesante.
Ky projekt është titulluar “E du një virgjëreshë” dhe është shkruar nga vet këngëtari teksa muzika është bërë nga Anton Nue.
Karrica është shprehur se inspirimin e ka gjetur nga shoqëria jonë të cilët për martesë dëshirojnë një femër të virgjër.
Jo vetëm kënga, por edhe videoklipi është menduar të krijohet ndryshe.
Gjoni ka krijuar një ekip profesional të cilët kanë xhiruar me një kamerë të teknologjisë së lartë që përdoret nga produksione ndërkombëtare.
Ky projekt do të marr dritën e gjelbërt pas disa jave./Prive.al