Këngëtari i njohur për stilin e tij më unik e pak kontravers, Gjon Karrica sot është bërë baba për herë të parë.
Gruaja e tij, për të cilën dihet shumë pak ka sjellur në jetë një djalë të shëndoshë.
Prive.al mëson se djali do të pagëzohet me emrin Pren Karrica, duke ia përtirë emrin e gjyshit, babait të Gjonit.
Se djali i tij i lindur jashtë vendit do kishte emër me domethënie shqiptare, Gjoni e pati paralajmëruar kohë më parë në intervistën dhënë për emisionin NIN në Klan Kosova.
I urojmë jetë të gjatë e me shumë fat dhe shëndet Prenit të vogël! /PRIVE.AL/