Jo vetëm këngë me NRG Band, Eni Koçi ka edhe një surprizë

By

Këngëtarja nga Shqipëria Eni Koçi, pritet që brenda këtij muaji ta lëshojë bashkëpunimin e saj me NRG Band, lajm të cilin e konfirmoi vetë përmes rrjeteve sociale.

Ajo postoi një fotografi bashkë me Besnik Qakën me anë të cilës zbuloi edhe titullin që është ‘Zemër’ por nuk e bëri të ditur datën e publikimit.

Megjithatë, duke që gjithçka është gati pasi ajo orë më parë bëri një instastory me përshkrimin ‘zemër, coming soon’, por na tregoi se ka edhe një projekt tjetër surprizë.

Eni nuk dha asnjë detaj në lidhje me befasinë të cilën e ka menduar.

Kujtojmë që këngëtarja përflitet se është në lidhje me reperin Genc Prelvukaj, por akoma nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e tyre.

Megjithatë, kanë qenë paparacët dhe fansat ata që e ka zënë çiftin shpesh herë bashkë madje ata u kapën edhe në pushime pas postimeve në vendin e njëjtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm