Gjithçka gati për darkën përrallore që mbledh femrat më të suksesshme të skenës

By

Valdrin Sahiti mori vëmendjen e opinionit sërish pak ditë më parë me një varg të letrave të personalizuara drejtuar disa prej femrave më të suksesshme të skenës por duket se më e bukura nuk është parë akoma.

Kjo për faktin se darka e paralajmëruar për sonte në orën 19:30 në ‘Altar’ – Tiranë definitivisht duket se do jetë për t’u mbajtur mend.

Me një model në frymën e Parisit të viteve 1900 prej ku edhe është  inspiruar koleksioni privat ‘La belle epoque’ që shpaloset sonte, ambienti është rregulluar në mënyrë mahnitëse nga AnabelEvent.

Nga pak sa ka ndarë me publikun dizajneri Sahiti në rrjeti social Snapchat, pjesa e dekorit për të cilin janë angazhuar dhjetëra njerëz është në një tjetër nivel nga çka shohim zakonisht.

Kujtojmë se sipas listës së të ftuarve, sonte si asnjëherë tjetër, në një tavolinë do t’i shohim: Liberta Spahiun, të dashurën e Valdrinit, Editën, Sellma Kasumoviqin, Elvana Gjatën, Tunën, Leonora Jakupin, Nora Istrefin, Besa Kokëdhimën, Jonida Vokshin, Armina Mevlanin, Dalina Buzin e Lori Hoxhën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm