Gjira që në debutim bëri që të gjithë të kthejmë kokën nga ajo e të shohim një frymë të re në tregun muzikor.
“Ditë e re, nafakë e re” ishte projekt i duhur që Gjira të pëlqehet nga publiku. Pas asaj ajo solli disa klipe të tjera dhe bashkëpunime interesante.
“Sene t’flliqta” ishte kënga e fundit që publikoi dhe më pastaj u largua nga muzika për t’iu përkushtuar të dashurit.
Pas gati një viti pa projekt të ri, ajo përmes rrjeteve sociale ka shkruar që i mugon muzika. Akoma nuk ka ndonjë informacion nëse do të sjell gjatë 2015-tës ndonjë klip./Prive.al