Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, janë mirë e bukur, faleminderit që u interesuat. Janë aq mirë, sa këngëtarja e prezantoi me nënë e saj, Monica dhe një prej vëllezërve. Katërshja darkoi në restorantin Mason në Santa Monica.
Një burim tha se Rihanna dhe Jameel përkëdheleshin e putheshin teksa hanin specialitetet e restorantit. “Porositën pjatat specialitet të Mason me prodhime deti dhe biftek, shoqëruar me verë dhe kokteje. Në një moment, Rihanna dhe Hassan po rrinin krah për krah. Qëndruan aty për disa orë, deri sa u errësua,” tha burimi.
Rihanna veshi një fustan bezhë nga Nanushka që e kombinoi me buzë të kuqe.
Rihanna dhe Jameel e kanë mbajtur private lidhjen e tyre, edhe pse janë bashkë prej dy vitesh. Raste të tilla, që shihen në publik bashkë, janë të rralla. Për herë të fundit, dyshja u fotografua në Itali, në qershor. Atëherë i shoqëronte familja e Jameel.
Në një intervistë për Intervieë, Rihanna foli pak për Jameel, por s’përmendi emra. Tha se është e dashuruar, por duhet të kërkojmë në Google për të zbuluar me kë. Kur u pyet në do të martohet, këngëtarja dhe sipërmarrësja tha se “atë e di Zoti. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”.